Firdes Shuli Komisionerja e Vetingut dhe ndarja e hesapeve me drejtesine

Kur flasim rreth Komisionit të Pavarur të Kualifikimit paramendojmë një sistem të drejtë komisioni me komisionerë gati për të vënë në zbatim ligjin. Por a ndodh realisht kështu në rastin e Firdes Shuli-t? Madje një numer jo i vogël i komisionerëve të Vetingut janë vetë për tu hequr nga Prokuroria dhe jo të jenë pjesë e komisionit të KPK-se ku hetojnë gjyqtarë dhe prokurorë.

Por me të drejtë na lind pyetja, cili prokuror do të guxonte të merrej me hetimin e pasurisë së tyre?

Eshtë absurde që disa komisionerë rezultojnë të mbytur në pasuri, sic është dhe znj. Shuli dhe që më herët ka pasur dyshime për cështje të caktuara, dhe me absurde është fakti që po këto njerez po merren aktualisht me pastrimin e drejtesisë. Kjo është plotësisht e papranueshme ku nuk mund të biem dakord në këto rrethana, se Gjykatat dhe Prokuroritë do të pastrohen nga këta komisionerë.

Le të sjellim në dritë të dhëna të marra nga ILDKPKI, ku rezulton se anëtarja e KPK-se Firdes Shuli ‘noton në pasuri’. Ju kujtojmë se ne si redaksi edhe më para kemi sjelle të pasqyruara lajme nga Media ku znj. Shuli është lakuar për falsifikim dokumentash, ndërkohë që ushtronte detyrën e noteres.

Por jo vetëm falsifikim dokumentash, por znj. Shuli është akuzuar dhe për fshehje të pasurisë dhe deklarimi të gabuar pranë ILDKPKI-së.

Ajo vetë ka pranuar në deklaraten e saj se ka bërë një gabim në lidhje me një llogari bankare. Me një nga të ‘shumtat’ që ajo posedon.

Ndërkohe që znj.Shuli i dalin sheshit pasuritë e shumta që ajo posedon, dhe kush e di sa e sa të padeklaruara, ngrihet pyetja: A ka bërë deklaratë para se të hynte në KPK? Nese po, ku? Kush e ka bërë verifikimin e integritetit të kanditaturave?

A është parashikuar një kohë e përshtatshme për këta përsona? Dhe kur do pastrohet sistemi i drejtesise nga keta njerez qe nuk  jane te denjë për të qenë ata që duhet të pastrojnë drejtesinë?

Ne si redaksi do vazhdojmë ne ndjekjen e këtyre cështjeve deri sa sisteme të tilla të shpëtojnë nga antare të padenjë si znj.Shuli.