Mashtrimet e ish-shefes së OMN nuk kanë fund. Erdhi dhe iku e mbushur me genjeshtra që ua serviri shiqiptarëve sikur të ishin del.
Në shkurt të 2017, atëherë kur sapo kishte nisur reforma në drejtesi, shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Genoveva Ruiz Calavera premtoi se do t’i shkonte deri në fund procesit të pastrimit të sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit.
Ama nuk ndodhi ashtu. U largua dhe premtimet e saj mbeten boshe.
“ONM do kryejë detyrat e saj në mënyrë transparente. Do shqyrtohen kandidaturat për komisionin e Vetting-ut. ONM do të krijojë grup monitorimi afatgjatë. Pra më lejoni që të theksoj qartë që operacioni ndërkombëtar i monitorimit ka rol monitorues, por ai nuk merr vendime ekzekutive. Vetting-u është procesi jetik për t’i hapur dyert Shqipërisë në çeljen e negociatave për anëtarësim. Do jemi të rreptë në zbatimin e kritereve të ligjit. Nëse do ketë rrjedhje informacioni nga punonjësit tanë, ata do largohen menjëherë”, thoshte dikur Calavera.