Fundjava ka nisur me fluks në Doganën e Morinës, pasi qytetarë të shumtë kosovarë janë dyndur drejt Shqipërisë. Shumë prej tyre kanë zgjedhur për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar, ndërsa për një pjesë tjetër kjo është periudha e nisjes së pushimeve me hapjen e sezonit turistik.
Mësohet se rreth 13 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në vendin tonë dhe rreth 6300 automjete.
Ndërsa policia kufitare ka punuar me procedurë të përshpejtuar me qëllim shmangien e radhëve të gjata, si dhe qëndrimet e panevojshme në pikën kufitare.