Policia jep detaje për opercaionin në Nikël: Është angazhuar RENEA, FNSH dhe Guardia di Finanza, po kontrollojnë nga toka dhe ajri

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin “blic” që po zhvillohet në Nikël, ku janë angazhuar forca të shumta nga RENEA, FNSH dhe Guardia di Finanza.

Në drejtim të operacionit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike Gjovalin Loka.

Në fokus të këtij operacioni është goditja e veprimatarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Bëhet me dije se deri më tani policia ka shoqëruar 10 persona në komsiariat, teksa mësohet se janë gjetur kubike e fidanë kanabisë.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të canabisit janë duke  zhvilluar operacion për kontrollin e territorit  në zonën e Niklës, si dhe në sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

Në operacion marrin pjesë Forcat Renea, FNSh e Tiranës, FNSh Fier dhe Policia e Durrësit.

Në drejtim të operacionit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike Gjovalin Loka.

Kontrolli pas monitorimeve me drone nga Policia e Shtetit dhe nga ajëri nga GDF.

Jane shoqeruar 10 persona, jane evidentuar kubike e fidane.