Raportohet se përgjatë këtyre tre ditëve janë dyfishuar shtrimet ditore në spitalet covid. Sipas të dhënave, spitalet janë mbingarkuar me pacientë dhe janë shtruar 120 qytetarë. Dyshohet se në vend po qarkullojnë variante të reja të virusit. Ekspertët cilësojnë se virusi po bëhet agresiv te moshat e reja.
Rreth 120 qytetarë janë shtruar në këtë spital gjatë 3 ditëve të fundit. Krahasuar kjo me një javë më parë kur shtroheshin rreth 15 persona në ditë, numri është dyfishuar. Pacientë në gjendje më të mirë por edhe të tjerë, janë transferuar në spitalet covid-3 dhe 4, për të liruar shtretër për urgjencat e reja tek Infektivi.
Virusi po bëhet agresiv tek të rinjtë dhe autoritetet e shëndetësisë bëjnë të ditur se mbi 70% e kapaciteteve të spitaleve covid janë të ezauruara, por ndërkaq situata është nën kontroll.Nuk kanë munguar edhe humbjet e jetës në moshë të re, duke rrezuar deklaratat e hershme të ekspertëve bazuar në disa studime se covid prek lehtë apo prek me pak fëmijët dhe të rinjtë.
Dyshohet se në vend po qarkullojnë variante të reja të virusit.