Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka komentuar përsëri çështjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
Sipas saj votuesit e Shqipërisë meritojnë më të mirën prandaj insiston vazhdimisht të shqyrtohet me kujdes nga ana e autoriteteve zgjedhore.
“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor, i vendosur nga Sekretari i Shtetit të SHBA pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kaq ‘shkruan ajo.