(Foto)6 plumba në drejtim të tij/ Kush është i riu që i shpëtoi vdekjes në Berat, jetonte prej vitesh në Angli

Tajar Fetiu, është i riu 24-vjeçar të cilit iu bë atentat mbrëmë në mesnatë ndërsa kthehej në shtëpi. Autori qëlloi 6 herë në drejtim të tij pastaj vrapoi në ngushticat e lagjes.

I riu u transportua për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia deklaron se e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. 24-vjeçari jetonte prej shumë vitesh në Londër dhe kishte ardhur në qytetin e Beratit për të vizituar shtëpinë e vjetër të familjes, teksa kjo e fundit jetonte në Tiranë.

Në spitalin e Beratit ka shkuar shtetasi T.F., 24 vjeç për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në lagjen Deshmorët e Kombit, pranë Xhamisë.