Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, ku një 41-vjeçar ka marrë armën dhe ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit ku ndodhej dhe bashkëshortja dhe i ka kërcënuar se do i vrasë.
Në pranga ka rënë shtetasi Arben Hoxha. Personi në fjalë u arrestua pasi për motive të dobëta, ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij në fshatin Bruz Zall, Krujë, ku ndodhej dhe bashkëshortja e shtetasit Arben Hoxha, (e cila ishte paisur me urdhër-mbrojtje).
Shtetasi Arben Hoxha, në gjendje të dehur i ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë, duke qëlluar në ajër dhe drejtime të ndryshme, duke rrezikuar jetën e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, 1 krëhër dhe 4 fishekë.