Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca paraprake ndaj ish-efektivit të forcave ‘Shqiponja’ Nevaldo Hajdaraj, i cili është i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha në zonën e Laprakës.
Seanca paraprake kryesohet nga gjyqtari Bedri Qorri. Avokati i ish- policit kërkoi ndryshimin të akuzës nga vrasje me dashje në vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme. Gjatë seancës mësohet se i akuzuari Nevaldo Hajdaraj i ka kërkuar falje babait të Klodianit, Qazim Rashës në sallën e gjyqit. Madje Hajdaraj ka shfaqur pendesën e tij duke qëndruar gjithë kohës me kohën ulur.
Ndaj ish-efektivit të forcave shqiponja është ngritur akuzën e vrasjes me dashje.