Qeveria italiane ka vendosur të marrë masa të reja për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Mediat italiane bëjnë me dije se një pjesë e madhe e Italisë do të mbyllet. Nga dita e hënë do të mbyllen të gjitha dyqanet dhe shkollat. Gjithashtu për festën e Pashkës gjitha Italia do të jetë zone e kuqe dhe do të izolohet.
Kryeministri Mario Draghi paralajmëroi një vale të re infeksionesh Covid 19. Ai tha se kjo mbyllje do të ketë pasoja, por që është e pashmangshme.
Kujtojmë që në itali gjatë një ditë ka pasur rreth 25 mijë të infektuar, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 101,564.