Vëzhguesi i famshëm i ONM-së Theo Jacobs/ Tentativë për t’i mbyllur gojën kur flitet e vërteta

Dihet tashmë që Theo Jacobs është vëzhguesi ndërkombëtar më i përfolur i procesit të Vetingut. Kjo për shkak të përplasjeve të vazhdueshme me gjyqtarë e prokurorë gjatë seancave dëgjimore.

Theo Jacobs, para se të vinte në Shqipëri, ka qenë pjesë e institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë në Kosovë, në kuadër të EULEX.

Ai ka ushtruar funksionin e Kryeprokurorit të EULEX-it, në kohën kur ky institucion u përfshi në një skandal korrupsioni të madh, sipas “The Guardian”. Gazeta britanike e konsideroi këtë rast si “krizën më të keqe të politikës së jashtme të Bashkimit Europian”.

Ama nuk ka asnjë provë zyrtare që vërteton përfshirjen e Theo Jacobs në veprime korruptive.

Një nga replikat që bëri më shumë bujë mediatike ka të bëj me çështjen e Luan Dacit, I cili vetëm pak diktë më parë u dënua. Vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs nuk heshti si shumë të tjerë, nisur që nga ish-shefja e ONM-së, por ai kritikoi ashpër hetimet e bëra nga SPAK për Luan Dacin.

Në mbledhjen e datës 17 korrik 2020, anëtari Bujar Sheshi ka informuar kolegët e tij për incidentin që noodhi me vëzhguesin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Ai ka kërkuar të marrë pjesë dhe ka marrë pjesë në sallën e gjyqit, ku po zhvillohej seanca për masën e pezullimit për Luan Dacin. Gjykata e ka nxjerrë përjashtë, ka marrë vendim për ta nxjerrë përjashtë, pasi në seancat e masave nuk lejohen persona të tjerë”, ka deklaruar Sheshi.

Pra Gjykata e Posaçme e Apelit, ka nxjerrë nga salla vëzhguesin e ONM-së, Teo Jacobs, ndërsa po zhvillohej seanca e rivlerësimit për falsifikatorin Luan Daci.