Një ndër rastet më të përfolura dhe dinamike në çështet e Vettingut është padyshim shkarkimi i Arjan Qafës. Problematikat e shumta me figurën e tij dhe pasurinë sollën shkas për hetimin dhe shkakimin e tij nga detyra.
Mundësisht gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Arjan Qafa, u përpoq të krijonte prova fiktive dhe të reja për të justifikuar ligjshmërinë e 80 mijë eurove pasuri në emër të bashkëshortes.
Ama dielli nuk mbulohet dot më shoshë, pavarësisht se me hipokrizi tentoi të mohonte akuzat.
Arjan Qafa e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si gjyqtar në Bulqizë dhe në Dibër deri në vitin 2010. Në periudhën 2010-2014, Qafa ka punuar si inspektor për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për t’u emëruar më pas si gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit, ndërsa është zgjedhur edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Hipokrizia qëndrontek fakti se gjyqtari ia hodhi fajin bashkëshortes së tij dhe nënkuptoi se situata ishtë një keqkuptim.
Çifti pretendoi se kishin pasur një kontrata paramartesore, që i ndante pasuritë e tyre.
Bashkëshortja deklaroi para KPK-së se: “Para martese me shtetasin Arjan Qafa ne kemi diskutuar rreth pasurisë së krijuar para martese dhe kemi rënë dakord që pasuria e fituar para martese do jetë e ndarë nga pasuria e fituar pas martese, marrëveshje verbale kjo e pashkruar”.
Në seancë dëgjimore Qafa ia hodhi fajin bashkëshortes duke pretenduar se ajo kishte harruar edhe datën e muajin e martesës.
Një fakt i çuditshëm dhe shumë i dyshimtë. Se si është e mundur që dikush të harroj ditën me të rëndëishme të jetës, siç është dita e martesës. Prandaj këto hipoteza bien automatikisht poshtë.
Pasuria marramendëse e bashkëshortes dhe pronat që posedon i sollën fundin një gjyqtari të korruptuar dhe inmoral që tentoi me të gjitha format ti shpëtonte drejtësisë. Qafa i kundërshtoi gjetjet e KPK dhe pretendoi se nuk kishte lidhje me pasurinë e bashkëshortes para martese. Gjithashtu KPK gjeti mungesë burimi për dhjetra mijëra euro dhuratë nga të afërmit.
Si përfundim shkarkimi mëse i drejtë i Arjan Qafës për “pamjaftueshmëri të deklarimit të pasurisë”, dhe “cënim të besimit të publikut te drejtësia”, sollën fundin e një gjykatësi të korruptuar.