Genta Tafa, pastron paratë me vdekjen e burrit të saj

Fillimisht po ju njohim me Genta Tafa (Bungo), që e njohim ndryshe dhe si zonja e hekurt. Po në të vërtetë çfarë motoje ka ndjekur kjo zonjë që ka krijuar një pasuri marramëndëse dhe nuk e ka deklaruar. Kryetarja e KPK-së, e diplomuar si juriste në vitin 1993 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Universiteti i Tiranës. Ka mbrojtur gradën “Doktor” në maj 2008 dhe që nga qershori i vitit 2014 mban gradën shkencore “Profesor i asociuar”. Në periudhën 1993 -1996, znj. Tafa (Bungo) ka punuar si juriste në Drejtorinë Juridike dhe Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Nga shtatori i vitit 2003 deri në qershor 2004 ka mbajtur detyrën e përgjegjëses së sektorit juridik në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe më pas është emëruar drejtore e Drejtorisë Juridike dhe Integrimit në po këtë ministri. Znj. Genta Tafa (Bungo) ka një eksperiencë të gjatë si lektore, në universitete të ndryshme publike dhe jopublike të vendit, nga viti 1996 deri në vitin 2016. Ajo është licencuar nga ministri i Drejtësisë si përmbaruese gjyqësore private në vitin 2013, ndërsa ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë. Nga korriku i vitit 2017 deri në korrik të vitit 2020, znj. Genta Tafa Bungo mbajti detyrën e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Prof. asoc. dr. Genta Tafa (Bungo) është autore e disa teksteve universitare dhe shumë artikujve shkencorë, ndërsa ka marrë pjesë si referuese në shumë konferenca e seminare. Domethënë ka patur goxha pastrime lekësh edhe me artikujt shkencorë dhe referencat për studentët e saj.  Duket që Kryetarja e KPK-së është aq “e sëmurë” pas pasurisë sa edhe në statusin e saj të Whats App-it, ka vendosur thënien “Keep calm and make money”, që në gjuhën shqipe e përkthejmë “Rri e qetë dhe bëj para”. Mesa duket kjo kryetare as që e vë ujin në zjarr që të merakoset ndonjëherë sesi të bëjë para. Kryetarja mesa duket e cilëson pozicionin e saj “vetë Zot e vetë shkop”.

Ja dhe story-i Gentës në WhatsApp:

Mesa duket, duke u nisur nga kjo moto bashkëshorti i saj u hodh në veprim dhe ka marë 300.000 Euro një subjekti por nuk arriti ta përfundonte veprimtarinë korruptive dhe ndërroi jetë, pavarësisht vdekjes së bashkshortit të saj, Komisioneria Genta Bungo Tafa nuk reshti së ndjekuri moton e saj “Rri e qetë dhe bëj lekë”,  ajo ditën e varrimit të bashkëshortit të saj shkoi përsëri në pazarin e “KPK”.  Zonja e hekurt edhe ditën që e la bashkëshorti fitoi pak me moton e saj, mori të ardhura si ndihma nga familjarët dhe miqtë për fatkeqësinë e humbjes së të shoqit, shuma 954 500 Lekë, 600 Dollarë dhe 820 Euro. Jo dhe fort mirë për një kryetare të pangopur që sipas motos së saj, po të gjeti damarin, të sekustroi të gjithë pasurinë. Kaq e ulët dhe pa moral është kryetarja e KPK-së.