Gjashtë të vdekur dhe 587 raste të reja nga koronavirusi në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 587 raste të reja nga 2.813 testime të kryera.

Sipas IKShPK në orët  fundit janë raportuar 6 viktima  si pasojë e koronavitusit.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 73.635 raste nga 332.713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.655 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 212 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.782.