Gjermania/ Teste të shpejta në shtëpi

Gjermania është në prag të testimit të popullatës duke i testuar në shtëpi. Po përgatitet një test nga Ministria Federale e Shëndetësisë në “Urdhëresën për shpërndarjen e pajisje mjekësore” për një test i cili do të shpërndahet derë më derë dhe çdo individ do ta ketë të mundur të testohet për Coronën.

Produktet duhet të cetefikohen dhe të përdoren nga amatorë në mënyrë që rreziku i gabimit të jetë sa më i vogël.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se teste të tilla janë të rëndësishme dhe janë një avancim për përmirësimin e gjendjes ndaj korona virusit.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Industrisë së Diagnostifikimit, Martin Walger, tha se këtë mostrat do të merren në sekrecionet e hundës dhe të pështymës.

Lidhur me çmimet u diskutua nga shoqatat e farmacive se çmimet do të jenë të arsyeshme dhe nuk do t’i rëndojnë xhepat e qytetarëve gjerman.