Gjithçka ndodhi brenda makinës, burri masakron gruan, Policia e gjen me thikën në fyt

Mediat italiane kanë bërë me dije se një burrë ka masakruar me thikë gruan e tij në Grosseto brenda makinës.

Kur policia mbërriti në vendngjarje gjeti burrin të rënduar psikologjikishit, ndërsa gruan të larë në gjak, me një thikë ende në fyt.

Burri sapo ka pikasur policinë ka tentuar të largohet, por është arrestuar dhe neutralizuar me shpejtësi. Tanimë, autoritetet kanë nisur një hetim mbi rastin, për të sqaruar të gjitha rrethanat e krimit të rëndë.