Kanë shpërthyer infektimet në Gjykatën e Pogradecit, ku 8 punonjës kanë rezultuar pozitivë në testin e COVID-19.
Janë infektuar 3 gjyqtarë, 4 sekretare dhe drejtuesja e Prokurorisë, ndaj Gjykata do të qëndrojë e mbyllur për dy javë, deri më 17 mars.
Javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, ndërkohë që Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të lërë në fuqi masat e vendosura 3 javë më parë.