Gjyqtari Bujar Musta, një hap larg librit Guinness për rekorde korruptive
Bujar Musta, gjyqtari i Elbasanit, që është akuzuar disa herë nga politika dhe qytetarët për vendime të padrejta gjyqësore dhe që ka me qindra vendime të kthyera nga Apeli. Gjithashtu, gjyqtari Bujar Musta ka lënë çështje të pezulluara, ka shkatërruar familje, ka liruar vrasës në kundërshtim me ligjin.
Ky gjyqar e ka kthyer në Pazar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe këtë e tregojnë vendimet e tij që janë për tu publikuar jo në sistemin e gjykatës dhe as në shkollën e magjistraturës por duhen publikuar në librin GUINES.
Në çështjen e cila është gjykuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe është pikërisht: Çështja Nr. 936 ( 2842 ) Akti Nr. 936 ( 5315 ) Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan e përbërë me Gjyqtar Bujar Musta. Shtetasi Sulejman Zyko ka iniciuar një proces gjyqësor me objekt: Lëshimin e urdhërit të ekzekutimit kundër debitorit Benon Dollija, për detyrimin e tij monetar që përmban deklarata noteriale nr. 1562 Rep. dt. 10 / 10 / 2017 e Noterit M.Dalipi Elbasan, sipas nenit 510/d të K.Pr.Civile, kërkesë kjo e rrëzuar nga gjyqtari Bujar Musta me arsyetimin se: Meqënëse debitori ka përcaktuar afat për ekzekutimin e këtij detyrimi; Nuk vërtetohet në këtë fazë, nëse debitori e ka ekzekutuar këtë detyrim ose jo, brenda afatit; Natyra e këtij gjykimi, nuk lejon thirrjen/dëgjimin e palëve (kërkuesit dhe të debitorit të pretenduar prej tij); Për këto shkaqe çmohet se ky akt noterial, në këtë fazë dhe me këtë gjendje të akteve, nuk përbën titull ekzekutiv të saktë e të qartë.
Po i njëjti gjyqtar mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile për të cilën ishte shprehur një herë, dhe kishte dal me vendim, pra për çështjen që i përket: Kërkues S.Z, i cili ka kërkuar sqarim dhe interpretim vendimi, një kërkesë kjo e bazuar në nenin 314 K.PR.C. Gjyqtari Bujar Musta në mënyrë të çuditshme, në kundërshtim me çdo dispozitë ligjore e praktikë gjyqësore ka vendosur: Pranimin e kërkesës dhe në pikën 2 të dispozitivit, Urdhërohet debitori Benon Dollija, të paguajë në dobi të kërkuesit Sulejman Zyko, detyrimin monetar, në shumën 700 mijë lekë (që përfaqson detyrimin kryesor, deri më dt.31/10/2017). Veprim i këtij gjyqtari është jo vetëm në shkelje të ligjit por kalon kufijët e veprimeve të paligjshme.
Pra, askush nuk arreston apo dënon gjyqtarin që iu bie në qafë qytetarëve dhe merr vendimarrje të pa bazuara në dispozitat ligjore. KLD, ILD, SPAK, KPK, ONM etj, mesa duket flenë gjumë dhe korrupsioni aktiv i gjyqtarit nuk i bije në sy e vesh asjërit prej tyre.