Gjyqtarja Alma Ahmeti përballë komsionerëve të Vettingut

Ditën e sotme gjyqtarja Alma Ahmeti do të përballet me komisioneret e Vettingut në një seancë dëgjimore në lidhje me tre kriteret, pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Trupa Gjykuese përbëhet nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko, Firdes Shuli.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur hetimet-Vetting për gjyqtaren e Kukësit Alma Ahmeti më 17 korrik 2020.

Gjyqtarja një eksperiencë të shkurtër ka edhe në Gjykatën e Lartë si ndihmëse ligjore.

Në prill 2018 trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësja Alma Ahmeti ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e 23 protestuesve, pas ngjarjeve të dhunshme në Kukës si dhe ka vendosur të lërë në burg 11 prej tyre.