Godet SPAK/ Arrestohet gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është vënë në pranga sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Bashkë me gjyqtaren Hoxha është arrestuar edhe kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Ela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku. Sipas burimeve në media, mësohet se janë vënë në pranga mbi dhjetë persona të tjerë.

Sipas ILD-së, Hoxha ka shkelur ligjin duke ka liruar nga burgu persona të rrezikshëm. Gjyqtarja e Krujës ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle. Ajo ka marrë vendimet edhe për lirimin nga burgu të Pajës dhe Genc Tafilit. Gjithashtu ajo ka liruar nga burgu edhe djalin e deputetit socialist Rrahman Rrajën, Rexhepin. Enkelejda Hoxha liroi nga burgu edhe Hekuran Billën, i cili u vra në një atentat vitin e shkuar.