Një banesë ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:10, në lagjen nr. 1, në rrugën e “Bilbilave”, ku tre persona të maskuar kanë grabitur banesën e kambistit të identifikuar si Shefqet Muço.
KORÇË– Një banesë ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:10, në lagjen nr. 1, në rrugën e “Bilbilave”, ku tre persona të maskuar kanë grabitur banesën e kambistit të identifikuar si Shefqet Muço.
Report Tv mëson nga burime zyrtare se kanë qenë 3 autorë, 2 prej të cilëve kanë arritur që të marrin një sasi të konsiderueshme të lekëve, e ndërsa i treti është arrestuar, kjo pasi ky i fundit u përlesh me të zotin e shtëpisë, e për pasojë mbeti i lënduar.
Për gazetaren e Report Tv, Gladiola Hoxha, fqinjët tregojnë se u zgjuan në mëngjes nga ulërimat e familjes Muço. Një prej autorëve, aktualisht i arrestuar, është përleshur me Muçon. Ky i fundit ka marrë plagë në kokë, teksa të lënduar ka mbetur edhe gruaja dhe djali tij./Balkanweb