Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 1327 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 8 u zbuluan pas kontrolleve në pikat kufitare të vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 168872, nga të cilat 51.9% janë burra.
Në 24 orët e fundit është shënuar një rritje e numrit të viktimave. Sot raportohen 22 vdekje nga COVID-19, duke e çuar në 6056 numrin e viktimave që nga shpërthimi i pandemisë në vend.
Mosha mesatare e qytetarëve që kanë humbur jetën është 79 vjeç dhe 95.6% kishin sëmundje shoqëruese.
Sipas të dhënave, 281 persona po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç. 203 (72.2%) e të intubuarve janë burra.