Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kim ka komentuar arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Ambasadorja shkruan se reforma në drejtësi po ecën përpara dhe SPAK ka nisur të jap rezultate pozitive për qytetarët.
“Gjë e mirë të shohësh që SPAK po jep më shumë rezultate. Reforma në drejtësi po ecën para, hap pas hapi,” shkruan Ambasadorja Kim në Twitter.
Enkelejda Hoxha, gjyqtarja e Krujës është arrestuar sot nga SPAK. Emri i gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha tashmë lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Veting.
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kishte nisur hetimet për gjyqtaren që u përfol shumë për vendimet e dhëna. Në deklaratat e saj të pasurisë, gjyqtarja gjithmonë ka deklaruar vetëm pagën.