Ministria e Jashtme njofton se dy pikat kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës janë hapur për të gjitha kategoritë e udhëtarëve, që duan të lëvizin drejt Greqisë.
Njoftimi
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data korrik do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.
Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.
Vazhdon të kërkohet:
PCR, Rapid test, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).
Informojmë se numri i lejuar për çdo Pikë Kufitare është si më poshtë :
• Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë)
• Qafbotë: 250 vetë ( 08:00 me 16:00)
• Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur).