Haxhiraj me pastërti para vettingut/ KPK tenton të kryqëzojë një tjetër prokuror

Tentativat e dështuara të KPK për të kryqëzuar shtresën e ndershme të drejtësisë shqipërtare nuk kanë të sosur. Rasti më i freskët është ai i Prokurorit Enrik Haxhiraj.

Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vettingut për prokurorin Haxhiraj kryesohet nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Suela Zhegun.

Genta Tafa Bungo është e njohur për inmoralitetin e saj, ku doli në punë ditën që supozohej të ishte varrimi i bashkëshortit të saj ku ka dhënë vendim kundër prokurorit Ramadan Troci.

Pamela Qirko është një ish- studente ngelëse e cila tashmë drejton Reformën në Drejtësi.

Ndërkaq, Suela Zhegu, Komisionerja e Vettingut rezulton me pasuri të mëdha të pajusikueshmë.  Çiftja u kap mat pasi falsifikoi formularin e “ILDKPI”. Komisonerja gjithashtu ka një pasuri e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292,me nr pasurie 131/54, me indeks harte K-34-100-(177-D),me adresë Kavajë, lloji pasurisë Arë, e përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2.

Pikërisht këto janë emrat e përbaltuar nga drejtësia, që do të caktojnë fatin dhe karrierën e Prokurorit  që ka një jetë që punon me drejtesi dhe integritet.

Sipas KPK, prokurori Haxhiraj nuk ka pasqyruar në deklaratën vetting burimin e krijimit të ndërtesës me një kat nëntokë, një kat përdhe dhe dy kate banimi sipër, me sipërfaqe totale 184 m2.

Kjo banesë është ndërtuar në një truall me sipërfaqe 500 m2 në dhe është legalizuar në vitin 2011 nga subjekti i rivlerësimit.

Prokurori Haxhiraj i kundërshtoi të gjitha gjetjet e KPK dhe balancat negative të konstatuara nga analiza financiare.

Ai kërkoi me ngulm riçeljen e hetimit për kriterin e pasurisë dhe hapjen e hetimit për pastërtinë e figurës.

KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 19 janar në orën 09:45.