Hektor Mushi, është prokurori më i ndershm dhe jeton vetëm me pagën e tij

Institucionet e drejtësisë janë parë nga prokurorë dhe gjyqtarë si vend për të përfituar ekonomikisht.

Të paktën kështu rezulton nga pasuritë e tyre të cilat në shumicën e rasteve janë marramëndese.

Po duket se ka dhe prokuror të cilët kanë qëne në institucionet e drejtësisë, dhe kanë një tjetër mentalitet.

Të ardhurat e tyre janë modeste dhe si burim kanë vetëm pagat.

I tillë është prokurori I Prokurorisë së Shkallës së Parë Elbasan, Hektor Mushi, i cili është korrekt dhe i ndershëm dhe ka një karrierë të gjatë në këtë institutcion

Ai deklaron vetëm pagën e tijë, dhe vetëm një shtëpi në Pogradec.

Aktualisht ai jeton te shtëpia e nënës së tijë.