Hetimet mbi zgjedhjet, Olsian Çela: Është kërkuar vazhdimisht nga prokuroritë të kryen hetime të shpejta

Kryeprokurori Olsian Çela ka deklaruar ditën e sotme, pas një takimi me prokurorët në Durrës, se duhen hetuar me transparencë çështjet që kanë lidhje me krimet zgjedhore.

Çela deklaroi se publiku duhet të jetë i qartë dhe të marrë informacion në lidhje me atë që ka bërë Prokuroria duke vënë theksin te rëndësia e besimit të qytetarëve.

“Është kërkuar vazhdimisht nga prokuroritë e rretheve të kryen hetime të shpejta. E rëndësishme është që hetimet të shoqërohen me proces transparence që publiku të jetë i qartë dhe të ketë informacion mbi atë që ka bërë prokuroria. Duam të jemi të besueshëm për qytetarët.

Çështja e zgjedhjeve prek shumë prokurori dhe janë çështje që kanë impakt në të gjithë vendin dhe ndaj rezultati i çdo hetimi është i rëndësishëm. Rëndësi ka që hetimet të jenë të plota.