Hiqni qimet në fytyrë me këto maska natyrale

Heqja e qimeve nga fytyra përbën një sfidë të vërtetë për femrat, të cilat mundohen që t’ia arrijnë qëllimit me forma nga më të ndryshmet.

Por në fakt ka edhe disa metoda natyrale të cilat iu ndihmojnë në këtë drejtim.

1.Maskë me kafe dhe sodë buke

Kjo maskë e veçantë është ndër më efektivet kur bëhet fjalë për eleminimin e pushit dhe qimeve të padëshiruara në fytyrë.

Në një enë shtoni 2 lugë gjelle kafe pluhur, 1 lugë çaji sodë buke dhe një lugë gjelle ujë. Përziejini mirë e mirë derisa të krijohet një masë e trashë e cila në pamje të parë i ngjan scrubit të lëkurës.

Hapeni në zonën mbi buzë me kujdes dhe pasi të veprojë për disa minuta, filloni ta hiqni me anë të një spatule në anën e kundërt të qimeve. Pasi të lani fytyrën do të vini re ndryshimet e para. Mjafton ta përdorni 2-3 herë në javë dhe qimet tuaja do të zhduken plotësisht.

2.Maskë me miell misri dhe vezë

Në një enë qelqi shtoni një kokërr veze dhe rriheni me pirun, më pas shtoni 2 lugë gjelle miell misri dhe përziejini derisa të formohet një masë homogjene.

Përdoreni mbi buzë dhe lereni të thahet për pak minuta. Më pas hiqeni nga lëkura me anë të masazheve rrethore. Kur të lani fytyrën do të vini re se maska ka funksionuar vërtetë.