Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) mbyll hetimet për ish-kryeprokurorin shqiptar Adriatik Llalla, i akuzuar për fshehje pasurie. Pas 5 seancash, GJKKO ka mbyllur hetimet për Llallën.
Vendimi për ish-kryeprokuorin do të hepet në datë 20 maj 2021, ndërsa burimet bëjnë me dije se Gjykata e Posaçme nuk pritet të ndryshojë vendimin e SPAK, që e dënoi Adriatik Llallën me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike.
Ai akuzohet për fshehje pasurie në tre episode, ndërsa SPAK më herët i ka sekuestruar disa pasuri.
Më herët me urdhër të SPAK, Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur në sekuestro pasuritë e Adriatik Llallës, si më poshtë:
– Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
– Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
– Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
– Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
– Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.