Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot vendimin për Elton Kilën, duke e dënuar me 5 vite burg, pasi akuzohet për veprën penale “pastrim parash”.
Ai u arrestua me qëllim ekstradimi në Italisë, ku ishte kërkuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
Më herët Elton Kilës u dogj garazhi me 10 mjete luksoze brenda, mes tyre një Ferrari dhe një jaht. Gjykata vendosi gjithashtu sekuestrimin e disa pasurive ne emer te tij dhe familjareve te tij.
KUSH ËSHTË ELTON KILA
Elton alias Kastriot Kila, është arrestuar nga policia e Elbasanit në tetor të vitit 2018, në bazë të një urdhër-arresti lëshuar nga autoritet italiane.
Në Itali, sipas të njëjtave burime, ai akuzohej se ka qenë pjesë e një organizate kriminale, me aktivitet në fushën e narkotikëve.
“Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescara-s/Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar Nr.SPIE522/2011, datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale ‘Organizata kriminale’, ‘Trafikim i narkotikëve’, ‘Mashtrim’ dhe Kallëzim i rremë’, parashikuar nga nenet 110,416,367, e 642 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme”, tha policia në 2018.
Në postimet që i riu bënte në rrjetet sociale, shfaqte jetën e luksit. Makina të shtrenjta të markave “Ferrari”, “Lamborghini”.