I hapi një adresë false TikTok-u një gruaje, e pëson keq 30-vjeçarja

Një 30-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë në Gjirokastër, pasi mësohet se i ka hapur një llogari false në rrjetet sociale një shtetase tjetër.Policia bën me dije është proceduar në gjendje të lirë për 30-vjeçarja me iniciale A. Ç., pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një 34-vjeçareje, për t’i hapur asaj një llogari false, në rrjetin social “Tik Tok”.“Specialistët për Hetimin e Krimit Kirbenetik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. Ç., 30 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një 34-vjeçareje, për t’i hapur asaj një llogari false, në rrjetin social ‘Tik Tok’”, njofton policia.