I hoqi Bajernit fitoren nga duart, sulmuesi francez i vetofrohet “rekordmenëve”: Ëndërr të luaj për ta

Ecuria pozitive e Eintraht Frankfurtit në Bundesligë nuk ka se si të mos i atribuohet sulmuesit Randal Kolo Muani.Transalpini po shijon sezonin më të mirë në karrierën e tij. Ai është përfshirë në 19 konkretizime në 17 takime në ligën gjermane (7 gola dhe 12 asist).

Së fundmi, 24-vjeçari ka folur mbi golin e fundit dhe admirimin ndaj Bajernit:

”Ishte ndjesi e bukur të shënoja në një stadium fantastik si ai i Bajernit. Ata e kthyen takimin në arenë spektakli. Do të ishte ëndërr të luaja një ditë me ngjyrat e tyre. Megjithëse dua të gëzoj formën e mirë që po përjetojë me Frankfurtin. Këtu kam mësuar shumë gjera dhe jam i bindur se ende cikli im me ta nuk ka përfunduar. Mbyllja e sezonit mes më të mirëve të Bundesligës mbetet objektivi madhor”, përfundoi një prej personazheve më të lakmuar nga mediat vendëse rreth transferimit te kampionët në fuqi.