Liverpuli po kalon një periudhë tepër të keqe këtë sezon, ku duket se i vetmi trofe që mund të fitojnë është Champions-i. Kështu Jyrgen Klop kërkon menjëherë përforcime në skuadër.Njëri prej tyre është Ngolo Kante. “Reds”-at kanë nisur menjëherë nga puna për të bindur drejtuesit e Çelsit që ta lënë të lirë yllin francez në janar, siç raporton “El Nacional”.
Gjithsesi duket se gjërat nuk do të jenë të lehta për Klop, pasi edhe mesfushori tjetër i “Bluve”, Zhorzhinjo, duket se është shumë pranë një kalimi te Arsenali dhe për këtë arsye ata nuk duan të humbasin një tjetër pjesë të rëndësishme të skuadrës.