Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Amiens, ku nëna e një futbollisti ka sulmuar dhe arbitrin e djalit të saj. Mësohet se Théo Boucher, një arbitër të ri 18-vjeçar u sulmua në fund të një ndeshjeje U-17, midis Salouwl-Saleux dhe Albert (Hauts-de-France), ndërkohë, nëna u dënua nga gjykata të enjten me një dënim me burg tre-mujor me kusht.
Ajo e kishte goditur me shuplakë gjyqtarin e ri, pasi ky i fundit kishte përjashtuar djalin e saj për fjalë fyese. Më pas, djali tjetër i saj 20-vjeçar e ka hedhur në tokë arbitrin dhe e ka shkelmuar. Ai u dënua me ndalim një ndalim për të hyrë në qendrat sportive për një vit.
Gjyqtari Théo Boucher do të kompensohet dhe me një dëmshpërblim prej 500 euro. Unioni Kombëtar i Arbitrarëve, i pranishëm në seancë, do të marrë gjithashtu 200 euro dëmshpërblim, raporton ‘France Bleu Picardie’