Kolesteroli është shumë i rëndësishëm, mirëpo, nëse niveli i tij në trup është i lartë, rreziqet për sulme në zemër janë shumë më të mëdha. Andaj, për t’ua lehtësuar që ta mbani nën kontroll nivelin e kolesterolit, më poshtë ua kemi sjellë disa ilaçe natyrale, të cilat duhet t’i konsumoni.
1. Xhenxhefili është njëri nga ushqimet që ul nivelin e kolesterolit, ndërsa, përveç kësaj, nëse konsumohet në formë çaji, xhenxhefili parandalon edhe dhimbjet e fytit.
2. Margarina është një tjetër ilaç natyral, e cila, nëse konsumohet rregullisht, ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit.
3. Çaji i gjelbër është i përbërë nga një numër i madh antioksiduesish, që i ndihmojnë gjakut që ta ruajë nivelin e kolesterolit.
4. Lëngu i panxharit bën që niveli i kolesterolit të bjerë, duke iu ndihmuar kështu që të jeni më të shëndoshë.
5. Reduktojeni nivelin e kolesterolit për 4 për qind dhe uleni rrezikun e komplikimeve të zemrës për 10 për qind nëpërmjet konsumimit të 200 mililitra jogurt në ditë.
6. Konsumoni spinaq, sidomos spinaqin e ri.
7. Përzini farat e lirit me ujë për ta krijuar një lëng që ju ndihmon me tretjen si dhe ul nivelin e kolesterolit.
8. Domatet përmbajnë licopen që ndikon në stabilizimin e kolesterolit. Andaj, konsumoni domate ose pini lëng domatesh.
9. Vera është pija alkoolike që ndikon në stabilizimin e nivelit të kolesterolit. Për femra rekomandohet një gotë verë, ndërsa për meshkuj dy.
10. Edhe lëngu i rrushit, falë vetive që ka, është një ilaç natyral, që funksionon për mrekulli në reduktimin e nivelit të kolesterolit.
11. Hani brokoli të zier në avull, mirëpo pa e tepruar me zierje, pasi që, në një skenar të tillë, të gjitha lëndët ushqyese të brokolit do të humbin.
12. Uleni nivelin e kolesterolit dhe ruajeni shëndetin e mushkërive tuaja nëpërmjet konsumimit të mollëve.
13. Konsumoni dy lugë gjelle vaj ulliri çdo ditë pasi që në këtë mënyrë do t’i bëni shërbim vetes suaj, duke e ulur nivelin e kolesterolit.
14. Edhe avokado ju ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit.
15. Reduktojeni kolesterolin e dëmshëm nëpërmjet konsumimit të patëllxhanit.
16. Hudhrat, mes të tjerash, luajnë një rol të rëndësishëm edhe në reduktimin e nivelit të kolesterolit.
17. Konsumoni peshk, të paktën dy herë në javë.
18. Hidheni një lugë çaji uthull molle në një gotë ujë dhe konsumojeni pasi ta keni përzier mirë. Kjo përzierje duhet konsumuar tri herë në ditë për një muaj.
19. Pini rregullisht tri gota lëng portokalli. Lëngu duhet të jetë i freskët.
20. Zëvendësojeni orizin e bardhë me oriz ngjyrë kafe, pasi që kështu do t’i bëni një nder të madh shëndetit tuaj.