Shkarkimi nga detyra i prokurorit të Beratit, Tasim Puci ka sjell moment tensioni në sallën e KPK-së. Sikurse shihet edhe nga fotot, reagimi i Pucit shkaktoi për një moment tension në sallë. Pas dhënies së vendimit, prokurori ka ndjekur nga pas anëtarët e trupës gjykuese teksa dilnin nga salla. Situata u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë.
Procesi i vetingut për prokurorin e Prokurorisë së Beratit, Tasim Puci u krye nga trupa e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Sipas relatimit, ai u gjet me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit. Gjatë seancës dëgjimore, prokurori Puçi u pyet në lidhje me një kontratë noteriale në të cilën ai rezultonte pronar i një apartamenti, të cilin ia kalonte vjehrrit dhe disa shkëmbime financiare me këtë të fundit.Por Puçi pretendoi se nuk kishte asnjë pasuri dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.