Ditën e sotme inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani priti 8 Inspektorë të rinj, të cilët do të bëhen pjesë e stafit të zyrës së ILD-së.
Gjithsej janë 4 Inspektorë magjistratë-prokurorë të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe 4 Inspektorë jo magjistratë, pjesë e procesit të rekrutimit nga Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, që i bashkohen të vetmes Inspektore magjistrate, që ILD ka patur gjatë këtij vitit të parë të ekzistencës së vet.
Gjatë bashkëbisedimit me Inspektorët e rinj, z. Metani shprehu kënaqësinë, që ekipi i Inspektorëve nis të plotësohet, një domosdoshmëri kjo, nisur edhe nga numri i lartë i ankesave të marra gjatë këtij viti ndaj prokurorëve e gjyqtarëve, por edhe të trashëguara nga institucionet e tjera.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë nënvizoi nevojën që Zyra e ILD-së, të ketë në përbërje edhe Inspektorë magjistratë gjyqtarë, si pjesë e procesit të punës por edhe balancës mes inspektorëve magjistratë me ata jo magjistratë.