Françesko Açerbi, edhe pse iu bashkua Interit mes kontestimeve të tifozëve, ka fituar vendin e tij si titullar në qendër të mbrojtjes zikaltër duke ulur në stol Stefan de Vrajin.Duke marrë shkak nga paraqitjet e mira të italianit, Interi po konsideron aplikimin e të drejtës së blerjes së tij nga Lacio, një transferim për të cilin duhet të paguajë 4 milionë eurot që janë përcaktuar në verën e kaluar.
Drejtuesit zikaltër u kanë komunikuar vullnetin e tyre homologëve bardhekaltër, bashkë me propozimin për uljen e vlerës së kartonit të tij. Tek Interi nuk duan të paguajnë 4 milionë për 34- vjeçarin dhe shpresojnë se do të gjejnë gjuhën e përbashkët me Klaudio Lotiton.