Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron konferencën për shtyp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sot një konferencë për mediat. Mësohet se konferenca do të nisë në orën 12:00.

“Te dashur miq, sot ne oren 12:00 do te zhvilloj nje konference per shtyp ne hotel Rogner (salla Antigonea)! Ftoj mediat, sipas deshires, te jene te pranishme! Sb”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se pak ditë më parë ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim shigjetoi ish-kryeministrin se ky i fundit duhet të linte mandatin e deputetit, pasi u shpall non grata nga SHBA-të.