Ishte shpallur në kërkim, Policia arreston 44-vjeçarin, çfarë kishte bërë? Detajet

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 44-vjeçarin A.Z., të shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim A.Z, 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kultivim i narkotikëve”. 44-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.