Ja çfarë mund të ndodh nëse vendosni të thoni gjithmonë vetëm të vërtetën

Mendoni se sa gënjeshtra të vogla keni thënë në 24 orët e fundit dhe mund ta kuptoni se janë shumë. Ne shpesh e gjejmë veten duke thënë gënjeshtra të vogla për t’i bërë të tjerët të ndjehen më mirë për veten e tyre, por kur fillojmë të themi vetëm të vërtetën, miqtë tanë mund të mos na pëlqejnë aq shumë. Ne mund të ndryshojmë mënyrën se si e shohim veten pasi kemi marrë reagime brutale të sinqerta, si dhe të bëhemi më pranues të të tjerëve.

Si do të ishte jeta juaj nëse do të thonit gjithnjë të vërtetën?

Do të ishit më pranues dhe falës.

Një botë e vërtetë do të thotë të kesh përballë të vërtetave të vështira për veten dhe të dashurit e tu.

Do të flini më mirë.

Në një botë ku të gjithë thonë të vërtetën, ka shumë të ngjarë të ketë më pak ankth dhe shqetësim. Pasi të themi një gënjeshtër, të madhe apo të vogël, lehtë mund të qëndrojmë zgjuar natën duke u penduar. Një studim tregon sesi stresi mund të ndikojë negativisht në cilësinë tonë të gjumit, që do të thotë se një mendje e qetë mund të rezultojë në gjumë të qetë.

Do të ndryshoni mënyrën se si e shihni veten.

Nëse të gjithë do të na tregonin të vërtetën kur kërkonim mendimin e tyre, mënyra se si e shohim veten mund të ndryshojë plotësisht.