Deputeti i Kosovës Mërgim Lushtaku ka rënë pre e grabitësve mbrëmjen e djeshme. Mediat vendase shkruajnë se rreth orës 19.30, persona ende të paidentifikuar i janë futur në shtëpi dhe i kanë grabitur sende me vlerë, para dhe armë.
I kontaktuar për këtë rast, Lushtaku nuk e ka mohuar vjedhjen e rëndë që u krye në shtëpinë e tij, por vetëm ka thënë se “Jom pak nxanë, flasum më vonë”.
Sipas Policisë, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e deputetit dhe kanë vjedhur 5 mijë euro, stoli ari, një armë me dy karikatorë dhe rreth 30 fishekë (me leje). Hetimet për këtë ngjarje kanë filluar dhe rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.