Bazuar në biografinë profesionale zyrtare të publikuar në faqen e Gjykatës së Strasburgut, gjyqtari Darian Pavli figuron se në periudhën 2015-2016 ka qenë Këshilltar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës në Drejtësi.
Një ndër aspektet më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi, e miratuar në Korrik 2016 me kontributin edhe të z. Pavli, është procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Vetting).
Ky proces është kritikuar për njëanshmëri politike në favor të qeverisë dhe për mungesë të theksuar profesionalizmi.
Në rregullat e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, në nenin 28 flitet qartë për përjashtimin e gjyqtarëve që ushtrojnë profesione publike.
Pikërisht në nenin 28, pika d shprehet qartë se ai ose ajo që ka shprehur mendime publikisht, përmes komunikimit të mediave, me shkrim, për veprimet e tij ose të saj publike, ndikojnë negativisht për të dhe për favoret që disponon.
Emri i Pavlit figuron në dokumente si ekspert ligjor i ‘EURALIUS’ dhe si jurist i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, që i përket miliarderit të shumëpërfolur George Soros.
Ai ka shërbyer si këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, çka do të thotë se kjo reformë është konceptuar dhe zbatuar nga Fondacioni ‘Soros’. I gjithë ky fakt hedh poshtë besushëmërinë, paanshmërinë dhe efektivitetin që nga rrënjët e kësaj reforme.
Për më tepër Darian Pavli është është zgjedhur në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut, edhe pse nuk ka asnjë eksperiencë gjyqësore, por thjesht se ka punuar për Fondacionin e Soros në Shqipëri.
Pra duket fare qartë që procesi i vettingut është kthyer në dystandartizim dhe sipas nenit 28, pika d, të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, Dritan Pavli duhet të përjashtohet urgjentisht nga ky post, pasi ka një marrdhënie simbiozë me politikën.