Ja pse ka “mëshirë” drejtësia shqiptare për narkotrafikantin Kristaq Kotro

Më datë 18 Mars 2011, Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Shqipëri, ka marrë një kërkesë urgjente nga Policia Spanjolle (Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Drogës), me qëllim autorizimin dhe bashkëpunimin për kryerjen e një operacioni për “dorëzim të kontrolluar”, të një sasie kokaine të dërguar nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë. Një grup i organizuar kriminal ka dërguar një kontenier me 52 fuçi vaj palme me peshë bruto 13.104 kg, dhe në brendësi të fuçive me vaj palme ndodhej kokainë e shkrirë, nga e cila pas përpunimit mund të përfitohej një sasi rreth 200 kg kokainë.

Shoferi i këtij kamioni ishte Dhimitros (Vullnet) Harizaj, i cili shprehet se nuk ka asnjë lidhje me lëndën narkotike dhe me këtë veprimtari kriminale.

Sipas akteve të dërguara nga ana e autoriteteve spanjolle rezulton se firma pritëse e mallit në Shqipëri është firma “INTER-KRISS” Sh.p.k, e cila ka të njëjtën adresë me firmën “AE-1 MERENTINO” Sh.p.k, që të dyja të drejtuara nga krimineli Kristaq Kotro.

Mesa duket Kristaq Kotro, i lidhur ngushtë me krimin, i ka hedhur hi syve dhe drejtësisë duke i’a hedhur fajin përsipër shoferit të kamionit, i cili gjatë gjithë kohës së gjuqit ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni se çfarë ishte e fshehur në vajin e palmës dhe se thjesht po bëntë punën që ishte urdhëruar nga porositësi, krimineli Kristaq Kotro.

“INTER-KRISS” Sh.p.k është firma e kriminelit Kristaq Kotro, firmë e cila merrej edhe me vaj palme, që do të thotë se, me shumë siguri nuk është hera e parë që trafikati Kotro ka porositur me demek  vaj palme duke sjellë kështu kokainë në shqipëri.

Gjykata vendosi burgim për 11 vite  e 4 muaj për shoferin dhe për kryesorin, porositësin e dërgesës e la të lirë duke e marrë vetëm si dëshmitar. Sipas gjykatës, më i rëndësishëm qënka se kush e transporton lëndën narkotike sesa ai që e porosit. I çuditshëm është fakti se gjykata është marrë gjerë e gjatë me shoferin dhe jo me firmën dhe kriminelin Kristaq.  Bëjmë me dije se dhe gjyqtari ka kaluar dhe vettingun, ndërkohë që të palarat e tij janë të shumta si në rastin e Kotros.

Bosi i lëndës narkotike dhe i veprimtarisë kriminale nuk e vë ujin në zjarr edhe pse është në fushë të minuar, i lidhur, i mbytur dhe i zhytur me botën e krimit,  por mesa duket krahët e ngrohtë që ka nga policia dhe gjykata, arrijnë ta mbrojnë më së miri.