Ja si komisioneri Olsi Komici falsifikoi formularin e ILDKPI

Rreth 700 gjyqtarë e prokurorë, i janë nënshtruar Vettingut, në tre kritere, në atë profesional, të  pastërtisë së figurës dhe kriterit të pasurisë.

Nga ana tjeter anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Olsi Komiçi dukshëm ka lidhje  me Qeverinë. Kjo gjë e bën këtë komisioner të paanshëm në vendimmarje dhe gjithashtu te korruptuar.

Mesa duhet Komiçi firmos shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që dëshiron Qeveria dhe jo shkelësit e vërtetë të ligjit.

Olsi Komici është proceduar penalisht për falsifikim dokumetash dhe korrupsion  e vërtetuar me vendimin  e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor me Nr 728 datë 07.05.2010 ku Olsi Komici ka qënë i Pandehur.

Olsi Komici nuk ka deklaruar para komisionit për vlersimin e tij si Antar i KPK, faktin se është proceduar penalisht për falsifikim dokumetash dhe korrupsion (Shpërdorim Detyre) e vërtetuar me vendimin  e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr 728 datë 07.05.2010 ku Olsi Komici ka qenë i Pandehur.

Ky veprim i Olsi Komici duke mos deklaruar këtë fakt pran ILDKPI ka falsifikuar dhe ka pasqyruar të dhëna jo të vërteta  para strukturave që kanë verifikuar këtë subjekt.