“Jam figurë e pa përzier në Shqipëri”/ Ja përrallat e komisionerit Lulzim Hamitaj

Sa kontradiktore të mendosh se si një person që po kualifikohej si avokat në Itali, nga ana tjetër nuk arrinte të fitonte dot në Shkollën e Magjistraturës. Pikërisht për këtë arsye lindin dyshimet se si ka arritur t’i ngjis shkallët e karrierës komisioneri famkeq i Vettingut.

Ka deklaruar se: ”Në Itali ka marr titullin“Master”, por në të  njëjtën kohë ka konkuruar në shkollën e Magjistraturës në Tiranë, për Prokuror, por nuk ka fituar të drejtën për të  vazhduar shkollën, as në 2015 dhe as në 2016.

Me bindjen më të madhe komisioneri Lulzim Hamitaj ka deklaruar para komisionit Ad Hoc, (procesverbali datës 02.06.2017), se: ”Jam figurë e pa përzier në Shqipëri dhe jam larguar në Itali, në vitet 1991-1992”. Këtu lind pyetja tjetër. Pse Lulzim Hamitaj nuk tregoi për dështimin e tij në vitin 2015 dhe 2016 apo mos vallë refuzon të pranoj faktin që nuk ka nivelin e duhur për të qënduar në postin e KPK-së.