Kacelarja e Durrësit seks me prokurorin, dhunon sekretaret, historia që po ‘përcëllon’ gjykatën

Paratë e korrupsionit dhe seksi janë ‘dy parimet’ themelore që udhëheqin jo vetëm Gjykatën e Elbasanit, por edhe atë të Durrësit. Një histori e hershme rozë vijon të trazojë duke prodhuar pëshpërima, pozita të privilegjuara, krekosje, dhunë psikologjike dhe situata groteske brenda dhe jashtë mureve të drejtësisë në Durrës.

Protagonistë të kësaj historie përcëlluese janë A. S., me funksion prokuror dhe V. K., me funksion kancelare në Gjykatën e Durrësit. Si një bandill i viteve 1800 që hynte i krekosur në pallatin aristokrat, edhe prokurori A. S. shfaqet si kaposh në Gjykatën e Durrësit për shkak të lidhjes intime me kancelaren që administron mjediset e gjykatës, lidhje e cila mendon se i jep njëfarë pushteti në raport me prokurorët e tjerë.

Shumëkush ndoshta e ka vënë re se pas Gjykatës së Durrësit, aty ku futen të arrestuarit, ndalohet parkimi i çdo makine, përveç një makine të veçantë, e cila përbën përjashtim nga rrugulli i kancelares. Ajo është pikërisht makina e A. S.

Parkimi i makinës në vendin e ndaluar për të tjerët nga kancelarja mund të duket një detaj banal, por është një tregues se si ‘zjarri’ mes A.S. dhe V.K. nuk pyet për rregulla sa të brendshme dhe as të jashtme!

Nga ana tjetër, për shkak të lidhjes me prokurorin, kancelarja demostron sjellje arrogante dhe arbitrare ndaj administratës së gjykatës, sidomos sekretareve, të cilat mund t’i shikojë si rrezik për dashurinë e saj. Punonjësit e gjykatës janë nën një dhunë të vazhdueshme psikologjike.

Për shkak të pamundësisë dhe rrezikut, nuk keni të dhëna për kontakt fizik mes V. K. dhe A. K. brenda mjediseve të gjykatës, por dy bandillët arratisen shpesh bashkë në drejtim të paditur, duke mos u kthyer më për atë ditë.

Ata kanë lënë gjurmë kudo, ndërsa thashethemet brenda gjykatës janë nga më të larmishmet. Historia vazhdon, por ndoshta pak këtij shkrimi makina e A. S nuk do të parkohet më pas gjykatës!