Policia maqedonase ka arrestuar 3 shtetas shqiptarë, pasi tentuan të trafikonin drejt Greqisë 65 kg marijuanë me vlerë 200 mijë euro.
Mësohet se të arrestuarit janë K.K 25 vjeç, M.F 28 vjeç dhe F.B 42 vjeç, të gjithë nga Shqipëria.
Burimet bëjnë me dije se ndalimi i tyre u bë dje në rrugën rajonale nga Trpejca në Stenje, përmes Parkut Kombëtar Galicica.
Policia ndaloi dy automjete pasagjerësh, tip “Mercedes”, me targa shqiptare, të cilat morën pjesë në transportin e drogës.