Masakrimi i çiftit Pasho, drejtësia italiane nuk ndryshon vendim për Elona

Shqiptarja Elona Kaleshi, 36 vjeç, është lënë në burg nga drejtësia italiane, pasi dyshohet për vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Pasho, prindërit e ish-të dashurit të saj Taulant Pasho.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën në Firence në 2015 dhe eshtrat e tyre u gjetën dhjetorin e kaluar në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Sollicciano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno.

Masa me burg u vendos nga gjyqtari Angelo Pezzuti, i cili hodhi poshtë kërkesën për ndryshim të masës paraprake e paraqitur nga dy avokatët Federico Febbo dhe Antonio D’Orzi.

Avokatët, të cilët pretendohet se kanë vepruar në bashkëpunim me vëllain e saj të vogël Denis Kalesha dhe ish të dashurin e saj Taulant Pasho, kërkuan ndryshim të masës së arrestit, ose aplikimin e arrestit shtëpiak.

Në kërkesën e paraqitur, ata theksuan se ADN-ja e 36-vjeçares nuk ishte gjetur në dorezat e valixheve ku ishin fshehur kufomat e çiftit Pasho.

Nën hetim për ngjarjen makabre janë gjithashtu edhe Denis Kalesha, vëllai i vogël i Elonës dhe ish i dashuri, Taulant Pasho, i biri i çiftit të ndjerë shqiptar.