Kapshtica e mbyllur deri në 22 mars, MEPJ sqaron se kush do të lejohet të kalojë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar ditën e sotme se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars 2021. Gjithashtu bëhet me dije se hyrjet daljet drejt Greqisë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Njoftimi zyrtar:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars 2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Mjetet si autobuza, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.